Kërcënime dhe sulme të ndryshme/ Zyrtarja e lartë e BE-së: Do mbështesim organet e vetting-ut dhe do vëzhgojmë sjelljet kriminale

0

Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian, Michela Matuella: E gjithë kjo reformë ka qenë historike për vendin. Ka filluar një ndryshim thelbësor. Një ndryshim që do të thotë se askush nuk do të gëzojë mosndëshkimin. Pra është një vlerë e rëndësishme e përbashkët e BE-së dhe ne jemi një partner i fortë i Shqipërisë në këtë aspekt.

Pra, puna e vështirë dhe e fortë që duhet të bënin institucionet e vetingut dhe të gjithë organet, si dhe puna që ka bërë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka vijuar pra pikërisht për të arritur rezultatet që janë kërkuar nga Shqipëria. Por mbi të gjitha për qytetarët shqiptarë. Dhe ne kemi besim që kjo konferencë do të japë kontributin e saj në luftën kundër korrupsionit pikërisht dhe në bazë të rezultateve që janë arritur tashmë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim punën e organeve të Vetingut nga sulme të ndryshme, nga frikësime, pikërisht nga ata persona që nuk duan të shohin rezultatet që do të vazhdojë të japë reforma në drejtësi. Do të shohim edhe ndjekjen penale sistematike të vazhdueshme të asaj sjelljeje kriminale që është nxjerrë në pah nga organet e vetingut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu