Kërcënimet e Serbisë për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Rama: Të rrezikshme dhe të papranueshme

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të një artikulli nga ‘The Geopost’ ku theksohej se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vazhdojnë të jenë target i kërcënimeve të Republikës së Serbisë.

Rama: Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.

Artikulli i ‘Geopost’ i referohet kërcënimeve të ministrit të Mbrojtjes në Serbi Millosh Vuçeviç, në median kombëtare serbe ‘Pink’ ku u tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë “ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë” duke njohur Kosovën.

“Ato kanë bërë një gabim që do t’i përndjek përsëri, ashtu siç po i ndjek të gjithë në rastin e Ukrainës, që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Ato kanë hapur kutinë e Pandorës”, tha Vuçeviç.

‘Ky paralajmërim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi mund të përballën me probleme dhe se nuk do të jenë të qeta edhe nëse janë anëtare të NATO-së, duhet të jetë alarmues para së gjithash për Aleancën, e më pastaj edhe për qetësin e afërsinë e rrymave politike të këtyre vendeve me Serbinë.’- thuhet në artikull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu