Kërcënoi me vrasje, Xhelal Mziu dëshmon në prokurori

0

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu ka dëshmuar sot në prokurori pas kërcënimit që bëri dy ditë më parë se kushdo që tenton të prekë votën do ta pësojë njësoj si ngjarja në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagimet ishin të shumta dhe Mziu kërkoi ndjesë, por prokuroria e procedoi, ndërsa sot kandidati i PD-së dëshmoi në prokurori.

Nga burimet mësohet gjithashtu se Mziu ka dëshmuar edhe për ngjarjen e kapjes së makinës me zyrtarë të bashkisë Dibër që kishin shuma të konsiderueshme lekësh për të cilat PD akuzon se do të përdoreshin për blerje votash.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu