Shpërthimi në Velipojë, Manastirliu viziton në spital të plagosurit

0

Situata për 40-vjeçaren Alketa Gjoka dhe tre fëmijët e saj të cilët kanë pësuar djegie nga shpërthimi i bombolave në hotelin e tyre në Velipojë vijon të mbetet tejet kritike.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka vizituar ata këtë pasdite, në repartin e djegie-plastikës në QSUT.

Manastirliu shprehet se mjekët dhe infermierët po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për ta duke i trajtuar me terapinë e plotë të mjekimit.

“Mjekët dhe infermierët në reanimacionin e repartit të Djegie-Plastikës në QSUT, po bëjnë maksimumin për t’u kujdesur për familjen e lënduar në ngjarjen e rëndë në Velipojë.

Stafi ynë po bën më të mirën, duke e trajtuar nënën dhe fëmijët me terapinë e plotë të mjekimit, por situata mbetet tejet kritike”, shkruan ministrja.

Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç dhe Enrik 12 vjeç

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu