Kërcënuan një qytetar me pistoletë lodër dhe shkop metalik, e pësojnë tre të rinj në Elbasan

0

Policia e Elbasanit ka nisur procedimin në gjendje të lirë për dy të rinj dhe kanë shpallur në kërkim një të tretë pasi kanë kërcënuan një qytetar me pistoletë lodër dhe shkop metalik për shkak të një konflikti për motive të dobëta.Policia njofton se ka sekuestruar sendet  e kundërligjshme në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë!

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. D., 20 vjeç, banues në Elbasan dhe për një 17-vjeçar, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar tjetër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me sende të forta (pistoletë lodër dhe shkop metalik), një shtetas 38 vjeç. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Infoweb Media!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu