Kërcënuan për vdekje presidentin italian/ Hetohen 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë

0

Policia italiane është duke hetuar 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë, pasi kanë kërcënuar Presidentin e vendit, Sergio Mattarella.

Sipas mediave italiane, akuzat e ngritura janë ‘ofendim të nderit dhe prestigjit të Kryetarit të Shtetit’, ‘fyerje dhe kërcënim’ nga rrjetet sociale.

“Le të armatosemi dhe të shkojmë ta vrasim”, “Unë uroj që të vdesësh”, “Unë nuk mund të pres për varrimin tuaj”, “Unë dua të shoh të vdekur”,- janë disa nga mesazhet e zbuluara.

Mësohet se këto postime janë bërë gjatë kohës kur Itali vitin e shkuar ishte në karantinë totale dhe qytetarët kundërshtonin masat kundër Covid.

Nën hetim janë Simone Gagliardone, Renè Nani, Arjan Karagjozi, shqiptar që punon si elektricist në Genova, Alessandra Pioli, Carlo Botta, Rosario Ricci, Irena Salati, shqiptare që jeton në Romë, Alessio Pichi, Salvatore Giuseppe Ingrosso, Alessandro Bellomo dhe Vito Contesi.

Këta persona kanë bërë postime kundër Presidentit dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu