Manastirliu/ 4866 qytetarë kanë përfituar pa pagesë paketën e kataraktës

0

Situata e e koronavirusit në vend vijon të mbetet shqetësuese. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se pavarësisht gjendjes shqetësuese dhe vështirësive të personelit shëndetësor në përballje me Covid-19, nuk ka mbetur pa u trajtuar shërbimet e tjera shëndetësore për qytetarët.

Manastirliu përcjell rastin e një të moshuare, nëpërmjet të cilët thotë se është shembulli që tregon se asnjë problem tjetër që nuk lidhet me koronavirusin nuk ka mbetur jashtë vëmendjes.

“Nënë Lumturia sapo ka kryer ndërhyrjen në sy në QSUT  një paketë e plotë që përfshin edhe lentet falas, e cila i kursen çdo të moshuari deri në 700 dollarë. Janë 4866 qytetarë që kanë përfituar pa pagesë paketën e kataraktës që prej vitit 2019, kur nisi për herë të parë ofrimi i këtij shërbimi falas, me financim 100% nga shteti”, shkruan Manastirliu bashkangjitur videos së publikuar në rrjetin social “Facebook”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu