Kërkojnë të shpallet emergjencë mjedisore ,këshilltarët e opozitës braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak

0
Screenshot

Ka zgjatur vetëm pak minuta mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak në Elbasan.Këshilltarët e opozitës e bojkotuan atë, duke çuar në mosplotësimin e kourum. Ndonëse në mbledhjen e para një muaji kundërshtuan miratimin e kontratës së shërbimit publik për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve të bashkisë së Elbasanit në impiantin e përpunimit duke kërkuar një informacion të detajuar dhe monitorimin e kontratës përgjatë dy viteve të fundit , jo vetëm që në mbledhjen e sotme nuk u njohën me të dhënat, por çështja e inceneratorit nuk ishte përfshirë në rendin e ditës. Në këto kushte ata braktisën mbledhjen.

Këshilltarët deklaruan për median se pavarësisht se situata është serioze dhe qarku gjendet në emergjencë mjedisore autoritet heshtin për efekt fushate, duke dashur të mos prishin imazhin.Sipas tyre 8 bashki gjenden sot pa një zgjidhje se ku do ti depozitojnë mbetjet e tyre.

Ndërkohe Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetim ndaj kompanisë Eco Elb për veprat penale “Shkatërrim i Pronës me zjarr” dhe “Ndotje e ajrit” ku i referohet zjarrit që përfshiu ladfillin në korrik të vitit 2023. Prokurori Xhiljan Seferi gjithashtu ka zgjeruar hetimin duke përfshirë edhe elementë të shpërdorimit të detyrës nga ana e kompanisë.Për këtë arsye më 6 mars të këtij viti autoritetet ligjzbatuese zbarkuan te inceneratori i Elbasanit ku mësohet se kanë sekuestruar dokumenta dhe morën në pyetje disa persona mes tyre edhe administratorin e shoqërisë Eco-Elb , Leli Kaja./Infoweb Media