Këshillat që duhet të ndiqni për një sjellje të denjë në punën tuaj të re

0

Nëse keni vështirësi në mënyrën se si të silleni në ambientin e ri të punës, atëherë këshillat e mirëmenduara do t’ju ndihmojnë.Mjafton t’i lexoni me vëmendje dhe pasiguritë tuaja do të zhduken si me magji, shkruan InfoWebTV.

Tregohuni optimist

Fillimet tuaja mund të mos kenë një rezultat të kënaqshëm dhe kritikat do të jenë të shumta, por në asnjë moment ju nuk duhet të demoralizoheni.Mos harroni që kritikat mund t’ju bëjnë më të fortë dhe ka një arsye pse shefi ju ka përzgjedhur për të qenë pjesë e stafit të tij.

Dëgjoni më shumë se sa të flisni

Askush nuk dëshiron të dëgjojë se si shkoi dita jote, puna është primare.Në ambientet tuaja të punës, njerëzit me eksperiencë janë ato që mund t’ju ndihmojnë.Këshillat e tyre duhet të jenë të vyera, prandaj shfrytëzojini me strategji.

Tregohuni social dhe të sjellshëm

Qëllimi juaj dhe i kolegëve tuaj është i përbashkët, prandaj bashkëpunimi duhet të funksionojë ashtu siç duhet.Sjelljet arrogante janë në disavantazhin tuaj.

Tregohuni të guximshëm

Në çdo ambient pune, të gjithë janë të zëvëndësueshëm.Ju duhet të sillni risi të cilat do t’ju dallojnë nga kolegët tuaj.

Qëndroni neutral

Temat që mund të hapen për të diskutuar mund të jenë një grackë për ju.Ende nuk njiheni me temperamentet e kolegëve, kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm kur bëhet fjalë për diskutime delikate.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu