Nuk ndahet nga varësja me gjakun e Megan Fox, Gun Kelly tregon arsyen: U panikosa!

0

Këngëtari Machine Gun Kelly dhe aktorja Megan Fox u takuan për herë të parë në sheshxhirimet e një filmi në Porto Riko.

Takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më nga njëri-tjetri.

Madje, ata u shfaqën bashkë në publik për herë të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” , ku morën goxha vëmendje.

Gun Kelly mban një gjerdan me një varëse që përmban një pikë gjaku të së dashurës së tij, Megan. Së fundmi, gjatë një paraqitjeje në “Ellen DeGeneres Show”, ai zbuloi për të gjithë publikun arsyen pse mban gjakun e aktores rreth qafës.

Ai ka treguar se këtë vendim e mori në fillim të marrëdhënies së tyre, kur Megan po largohej nga qyteti për shkak të punës së saj.

“Unë atëherë nuk kisha pasaportë, dhe ajo po udhëtonte për në Bullgari, kështu që unë u panikosa sepse nuk mund ta vizitoja. Disa njerëz, për shembull, i japin një shami partnerit të tyre ose çfarëdo… Ajo më dha ADN-në e saj,” shtoi Kelly, i cila tani mban varësen me vete kudo që të shkojë.

Kujtojmë se para disa muajsh, Gun Kelly, e bëri të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi.

“Unë mbaj gjakun tënd rreth qafës sime“, shkroi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu