“Këta të dysheqeve na grinë në telefon”/ Saimir Korreshi “shkrin së qeshuri” komisionin

0

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka denoncuar ditën e sotme në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shkeljet me të dhënat personale në aplikacionin Aktivisti.

Ai u shpreh se ka pasur mundësinë të shohë këtë aplikacion ku sipas tij ka të dhëna përtej atyre të rrjeteve sociale, që nga targa e makinës, gjobat te Tatimet.

“Për të dhënat personale, database na janë hapur. Mendoj çfarë rreziku jemi dhe sa jemi kërcënuar nga këto të dhëna personale. Se deri diku dilnin ato të bankës. Kemi nisur një shkresë sa i përket asaj platformës Aktivisti. Unë kam pasur mundësinë ta këqyr. Të them të drejtën pavarësisht nuk më shqetëson për informacionet Facebook.

Më shqetëson pjesa tjetër se kishin arritur deri te shkalla e tretë e familjes, ku punon, targa e makinës. Kjo ishte shqetësuese. Mundësisht edhe kur i kisha nderë rrobat në tel. Kur e ke çunin në shkollë, kishte marrë provim apo jo, si ta ndihmojmë për vjeshtë. Më shqetësuese është se e kanë shumë kollaj të gjejnë të dhënat ashtu si kanë të aksesueshme edhe pjesën e Tatimeve, se kush ka marrë gjobë”, tha ai.

Ai ngriti një tjetër shqetësim për rrjedhjen e të dhënave te kompani të ndryshme që shesin produkte. Korreshi u shpreh se kompanitë e dysheqeve kanë më shumë të dhëna se vetëm numrin e celularit.

“Është një pyetje nuk e di nëse juve ju kanë marrë në telefon po na grinë ata të dysheqeve nëpër telefona. Hë o burrë tani. Këto telefoninë mbajnë përgjegjësi për të dhënat? Dyshekët na grinë në telefon sepse kategorizojnë. Marrin në telefon, e shikoj që krahas numrit të telefonit ka dhe një të dhënë. Dalim fitues çdo gjysmë ore. Dhe për pleqtë kur ka produkte të tjera marrin ata mbi 60 vjeç”, tha ai duke shkaktuar të qeshura në komision.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu