“Këto sëmundje nuk kanë shërim”, Olta Boka zbulon problemin shëndetësor dhe përkeqësimin e saj gjatë verës

0

TIRANË- Këngëtarja Olta Boka ka ndarë me ndjekësit e saj një problem shëndetësor që e shoqëron çdo verë. Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale e cila së fundmi, përmes një story në Instagram zbuloi se është alergjike ndaj diellit dhe ekspozimi në diell i shkakton probleme në lëkurë.

“Ah kjo alergjia e diellit që s’më la rehat as këtë verë. Nëse në fund të pushimeve më shihni të bardhë, mos e fusni gishtin në plagë. Më qan zemra për pak ngjyrë, por vetëm me pak ekspozim në diell (me krem mbrojtës) dhe lëkura ime merr flakë nga kruajret e alergjisë”, ka shkruar këngëtarja.

Ajo zbuloi gjithashtu se ajo vuan nga kjo sëmundje prej disa vitesh, e cila tregoi edhe detajet e tjera rreth problemeve që i shkakton. Ajo shkruan se sëmundja, të cilën ia kanë cilësuar si “seborreic”, nuk ka shërim por mbahet nën kontroll, ndërsa shton se së fundmi ka filluar të besojë një teori tjetër rreth saj.

“Në fakt unë vuaj nga dermatitis, por ma kanë cilësuar si seborreic, duke qenë se gjatë pjesës tjetër të vitit vuaj nga tharje të përgjithshme të lëkurës dhe petëzim të kokës në cepat e saj. Këto sëmundje të cilësuara autoimmune, thuhet që nuk kanë shërim, por vetëm mbajtje nën kontroll dhe përmirësim me anë të mirëmbajtjes, por këto kohët e fundit kam filluar të besoj në teoritë e Anthony Williams tek Medical Medium, i cili pretendon zhdukjen e sëmundjeve autoimmune nëpërmjet një regjimi strikt ushqimor duke shmangur ushqimet kryesore që aktivizojnë këto sëmundje! Në shtator do ta testoj dhe do ju përditësoj!”, ka shkruar këngëtarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu