“Kim Kardashian” i botës së insekteve, ky buburrec me qerpikë gjigandë do t’ju habisë

0

Një grua që po shëtiste në Australi tha se mbeti e shtangur kur kishte hasur në një ‘Kim Kardashian’ të botës së insekteve, buburrecin e kompletuar me qerpikë gjigandë, të gjatë e të shkëlqyeshëm.

45 vjeçarja Jenny Stamp, gjeti insektin e rrallë me ngjyra të shkëlqyeshme bardhë e zi, në pyjet e Australisë perëndimore.

“Nuk kisha parë kurrë një të tillë, këto janë qerpikët më të bukur që kam parë” thotë  Stamp mikesha e të cilës e kishte pikasur e para insektin e vecantë.

“Ne u çuditëm shumë dhe dëshironim të dinim çfarë ishte”, shton ajo.

Ekspertët thonë se krijesa misterioze është  ‘Rhipicera femorata’, ose e njohur ndryshe si bubureci brirë-pupla.

Ashtu si te njerëzit dhe gjallesat e tjera, ‘qerpikët’ e ashtuquajur, janë pjesë e tërheqjes seksuale.

“Këto janë antena – organe sensore të insekteve”, thotë Markus Riegler, profesor i Institutit Hawkesbury në universitetin e Sydney.

Antenat përdoren për ndjesi – prekje, lëvizje e ajrit, nxehtësi, vibrime, por më e rëndësishmja është se ato marrin dhe dërgojnë sinjalet kimike, me të cilat insektet lokalizojnë ushqimin dhe partnerët e mundshëm të çiftimit, shton Riegler.

Vetëm speciet mashkull kanë qerpikët e famshëm, kjo pasi numri i tyre është reth tetë herë më i madh se i femrave.

Shumica e stilit të jetesës së species mbetet një mister, ndërsa dihet se sulmojnë ose parazitojnë gjinkallat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu