Aksident i rëndë/ Automjetet përplasen me njëri-tjetrin, ndërron jetë një person

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Policia bën me dije se një automjet ka goditur një tjetër mjet që po qëndrontë në anë të autostradës, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Policia e Kosovës, në orët e pasdites ka pranuar një informacion se në autostradën Ibrahim Rugova afër daljes së Malishevës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalur në vendngjarje, për tu marrur me rastin. Policia në vendngjarje ka ftuar edhe ekipet mjekësore të cilët kanë konfirmuar se si pasojë aksidentit një person ka humbur jetën.

Njësitet policore janë duke hetuar shkaqet dhe rrethanat të cilat kanë quar deri te aksident, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se një automjet ka qenë i ndaluar në shiritin emergjent dhe automjeti kombi në lëvizje dyshohet se e ka goditur automjetin e ndaluar. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante të trafikut”, njofton Policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu