Kim mban ende mbiemrin West, Kanye dëshiron të ndryshojë emrin kështu

0

Çuditësisht, ndërkohë që Kim Kardashian e mban ende mbiemrin West në Instagram, ndonëse kanë kaluar muaj pas kërkesës për divorc, Kanye West nga ana tjetër paraqet një dokument ligjor për të ndryshuar emrin.

TMZ ka siguruar dokumentin e paraqitur në një gjykatë në Los Angeles, ku reperi kërkon që nga Kanye Omari West të quhet thjesht “Ye”.

Në dokument thuhet se nëse “nuk ka prova që ndryshimi i emrit është bërë për mashtrim ose krime të tjera”, gjykatësi mund ta miratojë.

Duket një vendim i çuditshëm i Kanye-s për të përdorur si emër pseudonimin e tij prej kohësh. Përpos kësaj, ironikisht, albumi më pak i pëlqyer i tij është ai i vitit 2018, titulluar pikërisht “Ye”.

Por, Kanye është Kanye. Në nëntor 2019, ai i tha dizajnerit të Yeezy, Steven Smith, se po të donte, mund ta ndryshonte emrin për një vit në Christian Genius Billionaire Kanye West.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu