Luana Vjollca i jep fund bashkëpunimit me Top Channel?

0

Sezoni i ardhshëm televiziv është fare pranë, por Luana nuk po shfaqet me ndonjë postim që mund të ngacmojë pak se edhe ajo ka nisur përgatitjet e emisioneve. Ndërkohë që duket si dje dita kur Luana përflitej si moderatorja e mundshme “Big Brother VIP” (që përfundimisht do të prezantohet nga Arbana Osmani) së fundi thuhet se do të largohet nga Top Channel.

Gazeta Express shkruan se Luana i ka dhënë fund bashkëpunimit me Top Channel. “Arsyet që dërguan deri në prishjen e kontratës mes tyre nuk dihen ende, por gjasat janë që show-n e saj që jemi mësuar ta shohim çdo shtator, ta ndjekim nën logon e ndonjë televizioni tjetër,” shkruan Express.

Shtatori duket se nuk do ta gjejë Luanën në televizion, të paktën në Top Channel. Orari i transmetimit të “Shiko kush luan” do të zëvendësohet nga “Big Brother VIP”.

Thënë kjo, ka pak gjasa që “Shiko kush luan”, apo “Take me out”, ky i fundit emision për të cilin Luana e quan ende veten autore në Bio-n e Instagramit, të nisin këtë vjeshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu