Kim paditet nga punonjësit e saj: Nuk na lë të ushqehemi

0

Shtatë ish-anëtarë të stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjes së rezidencës së Hidden Hills akuzojnë Kim Kardashian për mospagimin e pagave, orët shtesë dhe sjelljen e keqe, madje kishin ngritur një padi kundër saj.

Sipas padisë të publikuar nga Daily Mail, e cila u depozitua të hënën në Los Angeles, 40-vjeçarja po vononte pagat, duke mbajtur 10% të pagave për taksat, por pa i paguar ato në shtet. Gjithashtu ajo nuk paguante orët shtesë dhe ndonjëherë i detyronte punonjësit të punonin dhe pa pushimin e ushqimit.

Të shtatë raportuan se Kim Kardashian nuk mbante kurrë orarin e punës, ndërsa një nga ish-punonjësit u pushua nga puna menjëherë kur ajo kërkoi të paguhej me orar shtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu