Kisha e Shqipërisë: Mizoritë në Gaza po shkaktojnë vuajtje të thella

0

Kisha e Shqipërisë, në dritën e zhvillimeve tragjike në Gaza, shprehu në një deklaratë zyrtare dhimbjen e saj të thellë për mizoritë që kanë rezultuar në dhjetëra mijëra viktima, kryesisht civilë të pafajshëm, përfshirë fëmijë, të moshuar dhe të pafuqishëm.

Në një deklaratë për media, Kisha Ortodokse e Shqipërisë bën thirrje për arritje të armëpushimit të menjëhershëm.

Deklarata e plotë është si më poshtë:

Mizoritë në Gaza, me dhjetëra mijëra viktima, kryesisht civilë të pafajshëm, fëmijë, të moshuar, të sëmurë, po shkaktojnë vuajtje të thella.

Ekziston nevoja për të arritur një armëpushim të menjëhershëm.

Palët e përfshira duhet të tregojnë maturi dhe arsyetim, duke i dhënë përparësi vlerës së çdo qenieje njerëzore dhe bashkëjetesës paqësore mbi dhunën e vazhdueshme me pasoja të pallogaritshme.

Hakmarrja e përsëritur nuk e zgjidh problemin.

Të gjitha fuqitë e mëdha duhet të kontribuojnë në daljen nga kjo tragjedi katastrofike njerëzore dhe ekologjike.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu