Kishin kthyer lakalin në lojëra fati, arrestohen tre persona dhe sekuestrohen tre aparate celularë në Tiranë

0

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për oraganizim të lojërave të fatit në ambientet e një lokali.

Mësohet se këta persona janë vënë në pranga në një lokal në Rrugën e Dafinave. Po ashtu janë sekuestruar dhe 3 telefona që përdoreshin për lojërat e fatit.

Njoftimim i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Last game 3”.

Goditet 1 rast i organizimit të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 3 aparate celulare që përdoreshin për lojëra fati.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të kontrolleve në lokale dhe në ambiente të tjera në të cilat mund të organizohen lojëra fati në kundërshtim me ligjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Last game 3”.

Si rezultat i këtij operacioni, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale, për të cilën u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 51 vjeç, G. D., 25 vjeç, dhe B. B., 35 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në një lokal në Rrugën e Dafinave, në administrim nga shtetasi Sh. H., duke organizuar lojëra fati nëpërmjet aparateve celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu