Kishin ‘paketuar’ 56 emigrantë në një furgon për t’i trafikuar drejt BE-së, arrestohet një shtetas, tjetri në kërkim

0

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 46 vjeçar nga Durrësi, i cili u kap në flagrancë duke transportuar me furgonin e tij 56 emigrantë të paligjshëm.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.M. është kapur duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon të markës “Benz”, 56 emigrantë të paligjshëm.

Të gjithë emigrantët ishin futur njëkohësisht brenda automjetit, duke rrezikuar edhe jetën nga temperaturat e larta.

Policia bën me dije se në pranga ra Altin Melani, 46 vjeç, banues në Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi Elvis Hoxha, 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 46 vjeç, banues në Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin A. M., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon të markës “Benz” në pronësi të shtetasit E. H., 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu