“Kishte kurajo”! Mjeku kërkoi legalizim të ryshfetit, Rama: Mbresëlënës nga paturpësia e propozimit

0

 

Vendoset sot guri i themelit për ndërtimin e maternitetit të ri të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, ku i pranishëm është kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjatë fjalës së tij rama foli për mjekun i cili propozoi legalizimin e pushtetit. Rama tha se Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh një grumbullim mjekësh dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e rryshfetit, është vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit.

“Më bëri shumë përshtypje para pak ditësh një grumbullim mjekësh dhe një zëdhënës që kërkonte legalizimin e rryshfetit, është vërtetë mbresëlënëse nga niveli i kurajos dhe nga paturpësia e propozimit. Niveli i shpërblimit i mjekëve duhet rritur dhe ne do ta rrisim sic e kemi rritur dhe në vitet pararendëse. Nuk është një zotim elektoral por i planifikuar që të mbahet që pagat për bluzat e bardha të rriten deri në 40%. ‘Të thuash që ka ardhur koha të legalizojmë rryfshetin është një lëvizje që e gjithë sistemi, i cili ka filluar të ndjehet po shtrihet shumë më thellë. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë barazim të të gjithë mjekëve, tha Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu