Kishte mbjellë kanabis në oborr/ Kush është 34-vjeçari që u arrestua?

0

Një 34-vjeçar me iniciale I.K. në fshatin Gjokalli të Fierit është arrestuar nga policia pasi në oborrin e banesës së tij kishte mbjellë fidanë kanabisi. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si edhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

I. K., 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu