Kishte mbjellë sera me kanabin anës lumit Buna, 55-vjeçari përfundon në pranga (EMRI)

0

Një person i quajtur Xhevair Bajrami është arrestuar në Velipojë, Shkodër në Shqipëri, për kultivim kanabisi.

Policia ka bërë një operacion me dronë dhe ka zbuluar se Bajrami kishte mbjellë kanabis buzë lumit Buna në bashkëpunim me një person tjetër, i cili gjithashtu u arrestua nga policia në momentin e ngjarjes.

Të dy autorët akuzohen për kultivimin e 2150 fidanëve kanabisi të cilët u gjetën në kubikë anës lumit Buna, në territoret e fshatrave Luarzë dhe Reç.

Operacioni policor antikanabis, i quajtur “Njësia”, vazhdon në funksion të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri.

Shtetasi tjetër i dyshuar për kultivimin në këtë rast, u kap në banesën e së motrës në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, dhe u shpall në kërkim me paraprakisht.

Ky shtetas është Xh. B., 37 vjeç, banues në fshatin Luarzë, Velipojë.

Materialet procedurale u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.