Kishte ngecur në majë të shtyllës së tensionit, zjarrfikësit shpëtojnë macen në Fier

0

Një mace është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse ne lagjen “Liri” në Fier. Macja kishte mbetur në një shtylle elektrike të tensionit të lartë.

Të zotët e maces lajmëruan shërbimin zjarrfikës të frikësuar se ajo mund të rrezikohej. Operacioni i shpëtimit nuk ishte aq i lehtë.

Pas disa minutash përpjekje më në fund zjarrfikësit, kanë mundur të zbresin macen nga shtylla. Shpëtimi i maces ka ngjallur kureshtjen e gjithë banorëve të shqetësuar për fatin e saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu