Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjirokastër një 35 vjeçar, është gjendur i vdekur në banesën e një të afërmi të tij.
Policia dyshon se se shtetasi ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, po punohet pë zbardhjen e ngjarjes.
Rreth orës 11:40, në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, në banesën e një të afërmi, është gjetur i pajetë shtetasi E. S., rreth 35 vjeç, banues në Memaliaj.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk vërehen shenja dhune. Dyshohet se shtetasi E. S. ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të situatës, njofton policia.