Kjo është 19-vjeçarja që humbi jetën në aksident

0

 

Mësohen emrat e aksidentit tragjik të ndodhur një natë më parë në Bypass-in e Fierit.

Kjo është 19-vjeçarja Xhesika Mjekra me banim në Tiranë që humbi jetën mbrëmë në aksidentin e ndodhur në bypass-in e Fierit.
E reja nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Bashkë me të ndodhej edhe Sabri Xherimeja 21 vjeç, pasagjer në automjetin e aksidentuar, ka marrë plagë si pasojë e daljes nga rruga, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet në spitalin e Fierit, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 22:35, në bypass_in e Fierit, në fshatin Pojan ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen Xh. M., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Për pasojë është dëmtuar pasagjari në automjet, shtetasi S. Xh., 21 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital shtetasja Xh. M.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu