Kjo është 22-vjeçarja që shkaktoi aksidentin me 5 viktima në Qafë-Muzinë

0

22-vjeçarja Rexhina Çelhaka nuk mund ta kishte menduar se shpejtësia me të cilën po i jepte fuoristradës tip “Land Rover” do të shkaktonte pesë të vdekur në Qafë Muzinë në orën 15:30 të ditës së sotme.

Ajo konsiderohet nga policia si shkaktarja e aksidentit duke përplasur furgonin e drejtuar nga Bardhi Prodo, i cili më pas përfundoi në greminë.

Mes viktimave, krahas Bardhi Prodos, ishin edhe një çift të moshuarish, të cilës kishin shkuar për pushime në Sarandë dhe po ktheheshin në Tiranë.

Fiqiri dhe Drita Korçari ndodheshin në furgonin e tragjëdisë bashkë me shoferin dhe dy viktimat e tjera të paidentifikuara kur janë përplasur nga makina e drejtuar prej Rexhina Çelhakës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu