Kjo është Joana Duro që u arrestua me urdhër të SPAK për tenderin me vlerë 2 milionë euro

0

Personi në foto është Joana Duro, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë e cila u arrestua mbrëmjen e sotme me urdhër të SPAK, së bashku me një tjetër punonjëse të Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto.

Dy zyrtaret janë arrestuar nën akuzën për korrupsion dhe ryshfet. Sipas burimeve të medieve Duro është aarrestuar në flagrancë nën akuzën për korrupsion, në lidhje më një tender me vlerë dy milionë lekë.

Por emri i Duros nuk është i panjohur për medien. Pak kohë më parë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri KQZ-së, Ilirjan Celibashi pasi ajo kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook, për shpërndaje të sloganeve politike të Partisë Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu