Lulzim Basha komenton puthjen e Ramës me Melonin: Po sillet si yll Hollivudi

0

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se në Shqipëri politikanët luftojnë se kush është më popullor e kush merr më shumë klikime.

Komentet Basha i bëri gjatë një takimi që zhvilloi me të rinjtë në Tiranë, ku tha se politikanët sillen si yje Hollivudi, në një kohë që nuk janë të tillë, pasi sipas tij, ata janë votuar për të punuar dhe për t’i shërbyer njerëzve. Ai shtoi se sistemi aktual politik në shqipëri, e shkëput lidhjen e deputetit me qytetarët dhe këmbënguli se ndyshimi i sistemit është i domosdoshëm.

Sa më e mirë të jetë marrëdhënia e deputetit me atë që e kanë votuar, aq më mirë është. Nëse nuk vijnë t’ju dëgjojnë dhe pasi marrin votat u kthejnë shpinën qytetarëve, atëherë vendimet nuk merren për ju, nuk merren për ëndrrat tuaja. Si ta shërojmë ne, sistemi kushtetues që kemi ne prej vitit 2008, e ka këputur lidhjen mes deputetit dhe zgjedhësit. Mjafton që deputeti të ketë një vend të sigurt në listë dhe zgjidhet. Kjo është një nga arsyet kryesore pse ka dështuar politikbërja”.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu