Kjo është nusja që theri vjerrën me thikë

0

Polica ka arrestuar për Miranda Markja 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi theri me thikë vjehrrën e saj Naile Markja, 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre.

Ngjarja ndodhi në fshatin Burim të Maqellarës. Gjatë mbrëmjes ka pasur një debat mes vjehrrës Naile Markja 74-vjeçe dhe nuses Miranda Markja 44 vjeç.

Sherri agravoi dhe nusja mori thikën duke ia ka vënë në fyt vjehrrës, duke e goditur. Më pas ia ka ngulur edhe dy herë thikën në bark e kraharor duke i marrë jetën.

Familjarët dëgjuan zhurmën dhe njoftuan menjëherë policinë. Burime nga policia bëjnë me dije se, 44 vjeçarja ka pranuar krimin, ndërsa mësohet se nuk kanë pasur konflikte të mëparshme dhe se ngjarja ka qenë pas një konflikti të çastit.

#infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu