Kjo flamë e mallkuar… Mesazhi prekës i Kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja për mësuesit e tij Kozma Hakani

0

E kishte mësuesin e tij të matematikës në gjimnazin Dhaskal Todri.
Ndarja nga jeta e Kozma Hakanit ka hidhëruar pa masë familjarët, miq, shokë e të njohur të pafund.

Mes tyre edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja i cili e ka pasur atë mësues në gjimnaz.
Prej 40-vitesh Kozma Hakani dhe kontributin e tij në arsim. Por ai ka mbajtur edhe funksione të tjera si Drejtor i Drejtorisë Arsimore, Kryetar i Këshillit të Qarkut etj.
Kanë qenë të panumurta mesazhet për të në rrjetet sociale.
Mes tyre edhe i kryebashkiakut të Elbasanit.

Ja mesazhi prekës i kryebashkiakut Llatja për mësuesin e tij:

Kjo flamë e mallkuar nuk kurseu as profesorin e mirë të qytetit Kozma Hakani. Pas shumë ditësh sfiduese me këtë sëmundje të pabesë ai nuk mundi ta fitojë këtë betejë.

Mësuesi energjik që kam patur fatin ta kem gjatë viteve të mia të gjimnazit që me pasion e përkushtim edukoi shumë e shumë breza; dhe intelektuali i respektuar që kontribuoi në mjaft detyra të rëndësishme në kohë të vështira për Elbasanin s’është më duke lënë një boshllëk të madh për familjen dhe të gjithe ne.

U PREHSH NË PAQE PROFESOR KOZMAI!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu