Kjo foto tregon realitetin e Shqipërisë!

0

Nga Everest Dedaj:

Kjo ndodh kur cdo tavoline, cdo bisede shoqerore ne kafe, tek dyqani i bukes apo kudo, eshte e mbushur me debatin: “A do te rimarre SB, Partine Demokratike? A po ben SB nje beteje per fatin e tij, apo per fatin e PD? Sa harxhon dhe ku e bleu kryeministri makinen luksoze GMC? Pse Grida Duka, ne seancen e pare te Kuvendit ishte veshur me te kuqe? Apo, kaq mire e drejtoi Frida Krifca, AZHBR-ne sa iu besua Ministria e Bujqesise?”

Apo me urdherin e kryeministrit per ministrat e tij: ” Hani e pini sa te doni, por nqs ju publikohen foto sic ndodhi tek Nusreti, do e keni punen keq!”

Fatkeqesisht Shqiperia eshte kthyer ne nje shoqeri formale siperfaqesore, ku eshte zhvleftesuar gjithcka nga mardhenia njerezore, respketi per jeten, deri te dinjiteti. Gjithcka i eshte shitur dreqit, ndersa cdo dite qe po kalon vlerat po humbasin me shpejtesi perballe anti vlerave. Jemi kthyer ne nje shoqeri servile pa dinjitet, ku vlera qendron vetem tek ai qe e ka xhepin e majme, pa kurrfare rendesie se si eshte fryre ai xhep! Na pelqen kur na shkelin me kembe, madje ndihemi te rendesishem, e shijojme.

Ka humbur ndjeshmeria ndaj cdo qenieje, perfshire njeriun! Kjo situate nis ne kafen e lagjes e mbyllet ne Kuvendin e Shqiperise! Nuk ka nje debat real, nje mendim, nje teze se cfare duhet te behet me kete vend ku qytetari e ka humbur besimin e ka humbur deshiren per jeten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu