Kabineti ‘Rama 3’, Mërtiri: Ministra që i binden Ramës, s’kanë peshë politike

0

Në një intervistë për RTV Ora, sociologu Ergys Mërtiri ka komentuar kabinetin e qeverisë ‘Rama3’

Sipas tij Kabineti i ri nuk ka asnjë ndryshim nga ai i vjetri, teksa shton se personat që kanë marrë postin e Ministrit nuk kanë peshë politike.

Mërtiri: Kabineti i ri nuk ka asnjë ndryshim nga kabineti i vjetër dhe ato emra që janë ndryshuar janë ministra të ngjashëm me atë të kabinetit vjetër. Rama zevendëson një profil politik me një tjetër të ngjashëm, pavarësisht se emri është ndryshe. Kabineti që ka qenë ka qenë burokrat. Pra njerëz që marrin urdhra dhe i zbatojnë ato. Këto nuk janë ministra me peshë politike, të cilët kanë karrierë të vërtetë polik, por janë thjesht njerëz të rastësishëm aty.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu