Kjo pritet të jetë qeveria e re Presidentit Trump (EMRAT)

0

Tashmë që fitorja e Trump është e sigurt në qarqet e lëvizjes së tij MAGA (Make America Great Again) po përfliten emrat se kush mund të jetë pjesë e administratës së tij të re.

Presidenti e ka konsideruar kabinetin e tij të fundit në 2017 si gabimin më të madh të qeverisjes së tij. Shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të Trump u grindën me Presidentin madje e kritikuan më pas atë publikisht.

Ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, e quajti atë fashist. Ish-zëvendëspresidenti i tij, Mike Pence nuk pranoi ta mbështeste atë. Po ashtu edhe ish-Sekretari për Sigurinë Kombëtare John Bolton.

“Gabimi më i madh që bëra ishte zgjedhja e disa njerëzve që nuk duhej t’i kisha zgjedhur kurrë ka,” deklaruar Trump kohët e fundit.

Tashmë Trump ka vendosur që të emëroje vetëm njerëz besnikë në poste të larta. Ndërkohë që ai nuk ka konfirmuar askënd në kabinetin e ri, disa emra janë publikuar në mediat amerikane dhe ato ndërkombëtare si pretendentë të mundshëm.

Sipas “Reuters”, ish-sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo është në mes emrave të përfolur për t’u rikthyer këtë radhë si Sekretari i ri Mbrojtjes. Në qeverinë e mëparshme të Trump, Pompeo bëri presion për mbështetje të fortë për Izraelin.

Ai është gjithashtu një avokat për çlirimin e Ukrainës kur propozoi sanksione reale ndaj Rusisë dhe dërgimin e armëve për Kievin.

Richard Grenell, ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe ish-ambasadori i SHBA-së në Gjermani synon të jetë Sekretari i ri i Shtetit. Gjatë kësaj periudhe Grenell ka shërbyer si një këshilltar me ndikim për politikën e jashtme në rrethin e Trump.

Ai ka vijuar që të takohet me liderë të huaj në mbështetje të ish-presidentit ndër ta edhe me kryeministrin shqiptar Rama. Më e rëndësishmja, ai thuhet se ka mbështetjen e Melania Trump. Ndër rivalët e Grenell për postin e sekretarit të ri të shtetit përmenden Marc Rubio dhe Robert O’Brien.

Koloneli i Forcave Speciale të Gardës Kombëtare në pension Mike Waltz është një emër tjetër që Trump thotë se po mendon për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, edhe pse raportet e mediave amerikane gjithashtu e konsiderojnë atë si një pretendent për Sekretarin e Shtetit.

Robert F. Kennedy Jr pritet që të drejtojë departamentin e shëndetësisë në administratën e re të Trump. Mediat amerikane kanë përmendur Howard Lutnick si një kandidat të mundshëm, për postin si Sekretar i Thesarit. Ai ka ndihmuar në promovimin e mbështetjes për Trump në Wall Street duke mbledhur më shumë se 75 milionë dollarë për fushatën e tij. Aktualisht Lutnick po luan një rol udhëheqës në ekipin e tranzicionit të Trump drejt Shtëpisë se Bardhë. Po ashtu edhe Scott Bessent, një këshilltar kryesor ekonomik i Trump shihet si Sekretar i ri i Thesarit

Ish-Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA-së, Robert Lighthizer, i cili ishte një figurë kyçe në mandatin e parë presidencial gjithashtu është përfolur për Sekretar i ri i Thesarit tani që Trump fitoi çelësat e Shtëpisë së Bardhë.

Mark Green mendohet se do të jetë Sekretar për Sigurinë Kombëtare. Mbështetësit e tij e përshkruajnë atë një besnik të Trumpit dhe një njeri i vijës së ashpër ndaj emigracionit të paligjshëm.

John Ratcliffe shihet si kandidat për Prokuror i Përgjithshëm megjithëse ai mund të marrë gjithashtu një pozicion të veçantë të Sigurisë Kombëtare ose Inteligjencës. Post për të cilin është në diskutim edhe senatori Mike Lee.

Një nga menaxheret e fushatës së Trump, Susie Wiles shihet si favoritja kryesore për të qenë shefe e re e stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Ish-drejtorja e Këshillit të Politikave të Brendshme të Trump, Brooke Rollins është gjithashtu një pretendente për këtë post. Kash Patel shihet si kandidat potencial për t’u emëruar drejtor i CIA-s.

Shefi i Tesla-s Elon Musk mendohet se do të jetë në krye të një departamenti të ri për efikasitetin e qeverisë, me detyrë auditimin e qeverisë federale dhe planifikimin e reformave, por ende nuk është e sigurte nëse ai do ta pranonte një detyrë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu