Klipi i ri : Demi Lovato ri-jeton natën e mbidozës thuajse fatale!

0

Demi Lovato njihet për baladat e saj emocionale, por kënga e fundit është padyshim më delikatja që ajo ka publikuar. “Dancing with the Devil”, përshkruan gjithë rrugëtimin e vështirë të këngëtares dhe videoklipi është një ripërjetim i ngjarjes, nga një natë në bar e deri tek shtrimi në spital.

Në një pjesë të këngës, 28-vjeçarja Baladathotë:

“Mendova se e dija kufirin tim, mendova se mund ta lë, mendova se mund të largohesha lehtësisht, por ja ku jam, duke rënë në gjunjë”, “Është e vështirë të thuash ‘jo’ kur po kërcen me djallin”.

Albumi i saj i shtatë, i titulluar “Dancing with the Devil … The Art of Starting Over” (Të kërcesh me djallin…Arti i të filuarit nga e para) u publikua ditën e sotme, në 2 prill dhe përmban bashkëpunime me këngëtare si Ariana Grande, Saweetie, Noah Cyrus etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu