Suela Pobrati nga Elbasani është ankuar në emisionin Fiks Fare për strehim dhe ndihmë psikologjike për djalin.
mituri siç edhe është vërtetuar është përdhunuar nga i ati.
Suela tregon se jetoi në Itali shumë vite, aty ku edhe denoncoi ish bashkëshortin për dhunë psikologjike dhe dhunë seksuale ndaj të birit. Akuza të cilat u vërtetuan në Itali.
Që nga periudha që nënë e bir janë kthyer në Shqipëri gjendja e djalit është rënduar. Nga psikologët që kanë ndjekur djalin kanë konstatuar se është i pasocializuar dhe kjo vjen nga frika që ka se mos i bëjnë keq. Frikë më se e kuptueshme për atë çka ka pësuar i mituri.
Por psikologët sipas Suelës nuk e kanë vazhduar punën me djalin e saj duke e lënë vetëm me kaq. Në rrëfimin e saj nëna prek me fjalët, madje mund të fajësojë dhe veten që nuk bëri më shumë e më mirë për djalin e saj. Por tani kërkon vetëm diçka , ndihmë për të voglin e saj.
Gazetarët e Fiksit u interesuan pranë Zyrave të Shërbimit Social në Elbasan . Në përgjigjen për Fiksin ata shprehen se ndihma që ju është dhënë nënë e bir ka qenë ndihmë emergjente.
Shërbimi Social tregon se ndihma e tyre ka konstatuar në strehimin e tyre, ushqim dhe ndihma emergjente . Gjithashtu Shërbimi Social pohon se në momentin që do ketë ndërhyrje për rikuperimin e djalit dhe nëse është e nevojshme do t’i mundësojë një psikolog klinicist. Ndërsa për znj.Probati do bëjnë maksimumin që ta çojnë drejt zyrës së punës.