Koalicion PD-PS? Berisha: Gjatë zgjedhjeve 2 të huaj më erdhën dhe më pyetën në zyrë ç’mendoja

0

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra u shpreh se gjatë zgjedhjeve 2 persona të afërt me të gjitha palët më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë pyetur, se çfarë mendoj për një koalicion PD-PS.

Ai theksoi se ka qenë kundër një gjëje të tillë dhe u bëri thirrje deputetëve demokratë se ai që nuk mund merr dot pushtet me zgjedhje, ai është i aftë që ta marrë me çdo formë që ia japin.

Berisha: Gjatë zgjedhjeve 2 persona të afërta me të gjitha palët më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë pyetur, se çfarë mendoj për një koalicion PD-PS. Unë i them se është diçka e papranueshme. Të dy ata nuk erdhën rastësisht në zyrën time. Ishin të dy të huaj dhe kishin një mision që erdhën tek mua. Unë isha i prerë kundër një koalicioni të tillë.

Ndaj unë u bëj thirrje deputetëve të PD-së dhe atyre të këshillit kombëtar të jenë të vëmendshme, se ai që nuk mund merr dot pushtet me zgjedhje, ai është i aftë që ta marrë me çdo formë që ia japin. Prandaj ne duhet të ecim si opozitë sovrane sikurse e meritojmë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu