Kokaina e destinuar për festë fundos shqiptarin në Itali, si u arrestua 36-vjeçari teksa lëvizte me makinë

0
Aosta

Në vazhdën e operacionit policor të koduar “Illyricum”, të zhvilluar në Itali është vendosur në pranga një shqiptar, i quajtur Luis Egro 36 vjeç.

Hetimet kanë dalë në përfundimin se 36-vjeçari ishte pjesë e grupit të shpërndarësve të drogës. Ai u përgjua nga hetuesit para se të shiste 8 gramë kokainë për një festë të organizuar në brendësinë e një shtëpia në Aosta.

Luis Egro u ndalua në Saluzzo gjatë një kontrolli të zakonshëm policor, ndërsa ai ishte në makinë me familjen e tij duke u kthyer në Luginën Aosta. Ai akuzohet për posedim dhe trafikim të kokainës.

Më herët në pranga u vunë shtetasit Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta dhe

Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.

 

 

Sipas hetimeve të policisë italiane Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.

Shqiptarët prej kohësh ishin nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, përfundoi në arrest shtëpie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here