Kokaina në Fier/ Çervanaku rezulton të jetë zyrtar i Ramës, drejtor në…

0

Viktor Cervanaku, ish-kryetari i Komunës së Frakullës, i arrestuar një ditë më parë për drogën e gjetur në oborrin e banesë së tij, aktualisht mësohet se punonte në OST.

Çervanaku është i punësuar në shtet dhe jeton në Tiranë. Ai është i punësuar te Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe mban detyrën e drejtorit të administratës, me pagë mbi 2 milionë lekë në muaj.
Çervanaku u vu në pranga së bashku me të birin dhe të fejuarën e këtij të fundit, ndërsa droga u zbulua nga një aksion i mirëorganizuar nga SPAK, DEA dhe policia malazeze, pas një hetimi prej rreth 4 muajsh. Droga vinte nga

Kolumbia, ndërsa në Shqipëri ajo përpunohej me destinacion tregun europian.

Hetimi për këtë çështjes ka nisur më shumë se 3 muaj më parë, pas një sinjalizimi nga autoritetet e huaja.

Ngarkesa ka mbërritur nga Kolumbia në Tivar 4 muaj më parë dhe më pas është dërguar në Frakull.

Me ndihmën e partnerëve të huaj, si DEA amerikane, por ditën e djeshme dhe oficerët e policisë malazeze kanë zbritur në Shqipëri, teksa hetimi do të sqarojë nëse ky aktivitet ka qenë zhvilluar dhe më herët.

Ngarkesa ishte e pajisur me GPS. Prokuroria thotë se ka pasur biseda mes protagonistëve dhe personave të përfshirë në aktivitetin kriminal. Dyshohet se ka dhe persona zyrtarë të përfshirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu