Kokainë poshtë dyshekut të krevatit, arrestohen 3 shqiptarë në Itali, mes tyre dy vajza

0

Tre të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi janë kapur me 23 kilogramë lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar dhe dy vajza 24-vjeçare.

Mediet italiane raportojnë se policia ka gjetur 23 kilogramë kokainë dhe hashash, të fshehura nën një krevat dopio dhe një divan në një shtëpi në Anzola.

Gjithçka nisi nga një aksion pranë shtëpisë që çoi në ndalimin e të riut. Pas kontrollit iu gjet droga si dhe material ambalazhi dhe rreth katër mijë euro cash.

Në seancën e vlefshmërisë, përgjegjësinë për drogën e ka marrë 27-vjeçari Juljan Prini, i cili ka sqaruar se vajzat ishin si mikesha në shtëpinë e tij dhe se nuk kishin lidhje me lëndën narkotike.

Të njëjtin version dhanë edhe dy të rejat, në gjykatë.

Më pas gjyqtari Alberto Gamberini, ka urdhëruar lirimin e tij, ndërkohë që ka vendosur ta lërë në burg 27-vjeçarin, por pa rrethanë rënduese të sasisë së konsiderueshme, në mungesë të këshillave toksikologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu