“Kolegët të bëhen pjesë e uraganit”/ Zhupa flet për deputetët që nuk ishin në protestë: Do iu mbushet mendja nga…

0

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka qenë pjesë e protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, përpara kryeministrisë, e cila u përmbyll pas dy orësh, dhe nuk u shënua asnjë incident.

Zhupa e quajti këtë një protestë madhështore, ndërsa vlerësoi kolegët demokratë që iu bashkuan protestës, pavarësisht ndasive që kanë pasur me Berishën.

Ina Zhupa: Ishte një protestë madhështore, me qytetarë të revoltuar, nuk pati asnjë konflikt, asnjë incident, nuk kishte asnjë përpjekje që ne t’iu drejtoheshim institucioneve.

Ndihem e keqardhur që kishte disa mungesa, shumica e shqiptarëve besojnë te PD, te ringritja e PD, në zgjedhjet lokale ne do të tregojmë që jemi të aftë të fitojmë dhe do të fitojmë.

Kjo protestë, do tiu mbushë mendjen edhe deputetëve, që të bëhen pjesë e këtij uragani. Proptesta paqësore nuk do të thotë që do të presim 2025 për ndryshimin e qeverisë, ka nisur një cikël i ri, një valë protestash që do të krijojë dallgë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu