Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD për përsëritjen e zgjedhjeve në Elbasan

0

Gjatë ditës së sotme, Kolegji Zgjedhor pati mbledhjen e rradhës, ku shqyrtoi kërkesën e PD lidhur me qarkun e Fierit teksa më pas rrëzoi kërkesën e bërë për paraqitjen e provave shtesë dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë qark.

Ndërsa pak çaste më parë, është dhënë vendimi për refuzimin e kërkesës paraqitjen e provave shtesë dhe të kërkesës për përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Elbasanit. Kujtojmë se tanimë, nuk mbeten më qarqe të tjera të cilat kanë për t’u shqyrtuar duke hetuar shkeljet e bëra, gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu