Kolegji Zgjedhor vendos sot për listën PD-AN për zgjedhjet e 25 prillit

0

Kolegjit Zgjedhor në seancën e kësaj të hëne do të vendosë në lidhje me listat e kandidatëve të koalicionit PD-AN për zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij përfaqësuesi i PS-së, Eridjan Salianji se ato kundërshtojnë listën e pranuar nga KQZ të Partisë Demokratike me 222 emra.

“Koalicioni i PD ka sjellë 222 emra.  KQZ i pranoi 153 emra, me vendim të Komisionerit Celibashi. KAS pranoi kërkesën e PD për të regjistruar të gjithë kandidatët. Ne e kundërshtojmë. Palët nuk kanë mundësi të barabartë. Kjo sjell probleme me fletën e votimit por edhe me votën parapëlqyese

Fleta e votimit do të ngarkohet dhe do të bëhet e vështirë të kalohet herësi nga ata që janë në pjesën e poshtme të listës. PD e ka taktikë elektorale të mos thyet renditja nga asnjë”, ka thënë Salianji.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu