Anulohet takimi elektoral në Fier për shkak të ndarjes nga jeta e Bashkim Finos

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka anuluar takimet e planifikuar në Fier për shkak të ndarjes nga jeta të Bashkim Finos.

Kryedemokrati ka marrë këtë vendim për të respektuar vendimin e qeverisë, ku sot është shpallur ditë zie kombëtare dhe kështu nuk do të ketë aktivitete elektorale nga PD.

Më herët Basha shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të deputetit socialist. Basha tha se Fino do të kujtohet gjithnjë si një zë i rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

Bashkim Fino ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi humbi betejën me Covid-19. Qeveria shpalli sot ditë zie kombëtare, ndërsa Finos do t’i bëhet nderimet e fundit në Pallatin e Kongreseve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu