Koleksioni historik shqiptar i makinave RETRO prezantohet në Elbasan

0

Një aktivitet mjaft i veçantë është organizuar këtë të dielë në qendër të Elbasanit. Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe në ritmin Jazz & Swing të kuruar nga Hemingway Fan Club Albania, prezantuan mjetet e koleksionit historik shqiptar RETRO të cilat u vendosën në kah  të mureve të kalasë për të nisur më pas paradën nëpër rrugët e Elbasanit.

Interesi i qytetarëve elbasanas ka qenë i lartë të cilët kanë soditur me kërshëri këtë event.

I pranishëm kanë qenë edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja.

Drejtuesi politik i PS-së së qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, u shpreh se ky është një nga aktivitetet në vazhdën e mjaft të tjerëve që realizohen në Elbasan, veçanërisht në fundjava.

Ai nënvizoi se Autoparku, që do të ndërtohet në Elbasan, dhe Kalaja e Elbasanit, do ta shëndërrojnë këtë qytet në atraksion të rëndësishëm turistik.

Më pas ai nuk ka hezituar duke sulmuar Kryetarin e PD-së Lulzim Basha. “ Në Shqipëri-tha Balla-ka dy fushata; ajo e vaksinimit që po bëjmë ne dhe ajo e infektimit që bën Lulzim Basha”.

Gjithashtu Balla e ka cilësuar si qesharak veprimin e PD duke bllokuar sot tunelin e Kërrabës me automjete, ndërsa në Elbasan organizohej ky aktivitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu