Koleksioni i Armanit sjell shkëlqim në Venecia

0

Dizajneri italian i modës Giorgio Armani prezantoi koleksionin e tij të radhës të quajtur “One Night Only” që përkon me Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia.

Pjesë e shfaqjes ishin gjithashtu edhe personazhe të famshëm. Aktorët Jessica Chastain, Sophia Loren dhe kineastët Ang Lee dhe Ava DuVernay morën pjesë në prezantimin e koleksionit.

Fustanet, bluzat, pantallonat si dhe teminat ishin pjesë e koleksionit. Gjithashtu bluzet e ndezura, ngjyra jeshile , rozë dhe e zeza ishin dominuese në të gjitha veshjet.

Jo vetëm kaq por edhe veshjet e ngushta dhe lëkura ishte ajka e këtij koleksioni. Festivalit të Filmit të Venecias i ka munguar fuqia e zakonshme e yjeve këtë vit, për shkak të grevës së aktorëve.

Megjithatë, Armani, një nga dizajnerët më të mëdhenj në Itali, nuk e kishte problem të sillte shkëlqim në qytet.

Koleksioni i Armanit “One Night Only” është prezantuar më parë në Tokio, Nju Jork, Londër dhe Dubai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu