Të paktën 20 piktorë të shquar nga të gjitha trevat shqiptare u bënë bashkë në qytetin e Elbasanit gjatë tri ditëve të fundit të javës që lamë pas .Ata hodhën në telajo disa nga pejsazhet më fantastike të lagjes Kala të këtij qyteti dhe jo vetëm.Elbasani këtë fund vjeshte e mirëpriti për të dytin vit Koloninë e Piktorëve “Skampis 2024″ ,të cilët pikturuan edhe disa nga destinacionet turistike të Elbasanit si edhe realizuan piktura me konstume popullore femrash të krahinave të ndryshme të zonës së Elbasanit . Artur Guni, drejtor i përgjithshëm i agjensisë së kulturës dhe turizmit në bashkinë e Elbasanit e cilësoi mjaft të rëndësishme realizimin e punimeve dhe të ekspozitës së Kolonisë së Piktorëve”Skampis 2024” në qytetin e Elbasanit. Sivjet, sipas Gunit,piktorët i kushtuan rëndësi aseteve historike , trashëgimisë dhe kostumografisë së zonës së Godoleshit, Shpatit ,Shmilit dhe zonave të tjera.Sipas tij të gjithë piktorët në mbyllje të këtij eventi i dhuruan të paktën nga një punim fondit të Galerisë së Artit ,Elbasan për ta pasuruar atë me punimet e Kolonisë së Piktorëve.
Peizazhi në vjeshtë është mrekulli me vete dhe shumica e punimeve të sjella në ekspozitën “Skampis 2024” e hapur mbrëmjen e të Dielës dominohej prej tyre u shpreh piktori elbasanas Sadik Kasa i cili ka meritën e veçantë për organizimin dhe suksesin e “Skampis 2024” .Ndërsa piktori Pashk Përvathi ,vlerësoi mikpritjen e shkëlqyer elbasanase dhe
se tri ditët e Kolonisë së Piktorëve në këtë qytet ishin të jashtëzakonshme pasi të gjithë artistët patën mundësi të realizonin piktura fantastike . Ai shprehu shpresën që kjo traditë e krijuar të këtë vazhdimësi.Gjatë këtyre ditë kemi pikturuar natyrën e mrekullushme të Elbasanit , por edhe kostumet popullore duke qenë gjithë përfshirës.Kaluan ditë vërtet të mrekullueshme në Elbasan.Edhe Sefedin Stafa , një tjetër piktor pjesë e Kolonisë së Piktorëve “Skampis 2024” u shpreh i lumtur që ishte pjesë e këtij aktiviteti që është nga më të rëndësishmit e viteve të fundit. Vetë kësaj rradhe krahas pejsazhit kam sjellë në këtë ekspozitë edhe piktura me kostumin popullor të Belshit. Dua të theksoj se është koha që Elbasani të ketë Galerinë e Artit ku gjeneratat e piktorëve të lënë gjurmët e tyre me pikturat .Për piktorin e mirënjohur ,Buron Kaceli ky edicion i Kolonisë së Piktorëve do mbetet i pa arritshëm në të gjitha aspektet e tij.Vlerësoj traditën dhe trashëgiminë e çmuar të kostumografisë së zonës së Elbasanit.Kudo ku shkoj bëj një pikturë të femrës me veshje popullore.Elbasani ka larmi kostumesh popullore.Kësaj rradha preferova të pikturoj kostume popullore të zonës së Godoleshit i cili është një mrekulli.Elbasani ka larmi kostumesh popullore.Në Elbasan ka plot motive e mrekulli për të pikturuar.Elbasani ka natyrë të mrekullueshme si lugina e Shkumbinit , zona e Shpati , Dumreja ,malësia e Elbasanit dhe plot të tjera.Jemi të kënaqur që u mblodhëm në këtë qytet ku edhe u takuam me njëri tjetrin e ku morëm garanci për të vijuar bashkëpunimin me bashkinë e Elbasanit edhe në të ardhmen pasi ky qytet ka traditë në pikturë dhe ka patur dhe ka plot piktorë të njohur . Shpresojmë që ky qytet të ketë edhe Galerinë e Artit apo sallën ku të ketë të ekspozuar punimet e piktorëve duke i kushtuar rëndësi artit pamor.
Kolonia e Piktorëve “Skampis 2024” kaloi ditë plot pozitivitet në qytetin e Elbasanit dhe nëpërmjet ngjyrave sollën në telajo pejsazhe të mrekullueshme .Në edicionin tjetër Kolonia e Piktorëve do të qëndrojë më gjatë në Elbasan dhe do të jetë më e madhe në numër dhe do të shtrihet kudo për të sjellë nëpërmjet pikturave pejsazhe të destinacioneve turistike, të monumenteve historike, , të trashëgimisë kulturore dhe gjithçka të bukur e me vlerë të Elbasanit.