Komedia ‘VDIS DUKE QESHUR’ vjen në Teatrin Skampa Elbasan me kastë artistësh të njohur

0

Artëdashësit elbasanas do të kenë mundësinë të argëtohen këto ditë me një nga veprat brilante të autorit Paul Elliott.

Komedia ‘VDIS DUKE QESHUR’ me regji nga Ilir Bokshi bën bashkë aktorë të njohur të teatrit të Korçës, por dhe artistë të tjerë si Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Silvio Goskova e Paola Kodra.

Në këtë projekt do të jenë edhe dy aktorët Silvio Goskova, i cili do të luajë një karakter shumë të bukur dhe të spikatur dhe Paola Kodra, një aktore e re por e suksesshme e teatrit “Andon Zako Çajupi” që do të interpretojë rolin e Rejçell, një vajzë plot ëndrra dhe pasione, por që ndesh pabesi e surpriza. Që të dy aktorët e rinj kanë spikatur dhe janë vlerësuar nga publiku dhe kritika në disa projekte të ndryshme të realizuara më herët.

Regjisori Ilir Bokshi ka realizuar projekte të ndryshme të suksesshme në skenat shqiptare me vepra si “Togeri i Inishmorit”, “Menaxheria e qelqtë”, “Nata e dymbëdhjetë”, “Edipi Mbret”, “Ferma e kafshëve”, etj.

Komedia do të shfaqet në datat 23, 24 dhe 25 në Teatrin ‘Skampa’.

Teatri ‘Skampa” ka pasur një axhendë të ngjeshur me aktivitete këtë vjeshtë. Infowebtv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu