Kometa Neowise mbi qiellin e Shqipërisë (Fotot nga bregdeti)

0

Prej fillimit të muajit Korrik, kometa Neowise ka tërhequr vëmendjen botërore. Përmes fotove të shkrepura mbrëmjen e të dielës nga bregdeti në Golem, ju tregojmë se si duket kometa nga Shqipëria.

Prej fillimit të muajit Korrik, kometa Neowise ka tërhequr vëmendjen botërore ndërsa është fotografuar në shumë shtete në Hemisferën Veriore ku është e dukshme aktualisht.

Përmes fotove të shkrepura nga gazetari dhe fotoreporteri i Report TV Antonio Çakshiri ju tregojmë se si duket kometa nga Shqipëria. Fotot të realizuara mbrëmjen e të dielës nga bregdeti i Golemit dhe nga autostrada Tiranë – Durrës. (Shikoni fotogalerinë e mëposhtme)

Kometa mund të shikohet me sy të lirë, ndonëse më e zbehtë, në drejtimin Veri-Perëndim, rreth 1 orë pas perëndimit të Diellit deri rreth mesnatës në horizont.

Afrimi i kometës Neowise me Tokën u zbulua nga astronomët më 27 Mars 2020 ndërsa distanca më e afërt do të jetë në 23 korrik, më pas ndriçimi i kometës do të filloj të venitet. Sipas astronomëve afrimi i rradhës me këtë kometë do të jetë në korrik të vitit 2061.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu