Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të votuara pa miratimin e opozitës jashtëparlamentare.
Në mbledhjen e sotme që ka zgjatur për të paktën dy orë, anëtarët e Komisionit të Ligjeve hodhën për votim dekretin 15 vota kundër dhe 2 pro.